19.5 C
Tirana
Sunday, September 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarret e kësaj vere i kushtuan Evropës 4.1 miliardë euro

Zjarret e kësaj vere i kushtuan Evropës 4.1 miliardë euro

Zjarret e kësaj vere i kanë kushtuar Evropës rreth 4.1 miliardë euro teksa temperaturat ekstreme përfshinë Mesdheun, nga Greqia në Spanjë.

Gati 400,000 hektarë tokë në të gjithë kontinentin është shkatërruar deri më tani, sipas raportit nga Distrelec, një shpërndarës kryesor i komponentëve të sektorit të energjisë.

Greqia është vendi që ka pësuar dëmin më të madh, me një kosto të vlerësuar prej 1.66 miliardë eurosh dhe më shumë se 161,000 hektarë tokë të shkatërruara deri më 30 gusht.

Zjarret e fuqishme në shtetin helen lanë pas edhe 19 viktima.

Spanja është vendi i dytë më i prekur, me rreth 84,315 hektarë tokë të djegur me një kosto të vlerësuar prej 871 milionë eurosh, e ndjekur nga Italia dhe Portugalia.

Vlerësimet për ndikimin ekonomik përfshijnë kostot e shuarjes së zjarrit, ripyllëzimit, dëmtimeve dhe pastrimit.

Zjarret e shkaktuara nga ndryshimet klimatike kanë ndikuar edhe në pjesë të tjera të botës duke ndikuar në gjithçka, nga prodhimi bujqësor te turizmi.

Moti ekstrem, një dukuri gjithnjë e më e shpeshtë në klimën tonë të ngrohjes, ka një ndikim të madh në shëndetin e njeriut, ekosistemet, ekonomitë, bujqësinë, energjinë dhe furnizimet me ujë”, sipas Petteri Taalas, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike.

“Kjo nënvizon urgjencën në rritje të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë sa më shpejt dhe sa më thellë të jetë e mundur.”

Korriku ishte zyrtarisht muaji më i nxehtë regjistruar në Tokë, duke bërë që Antarktiku të tkurret me një ritëm rekord teksa Agjencia e vëzhgimit të tokës në BE ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” teksa ngjarjet ekstreme të motit bëhen më të shpeshta dhe intensive.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat