17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNis sot Censi i Popullsisë dhe Banesave/ Gjobë kush refuzon përgjigjet

Nis sot Censi i Popullsisë dhe Banesave/ Gjobë kush refuzon përgjigjet

Nga dita e sotme ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave. Procesi do të vijojë për 6 javë, ku mbi 7,500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren.

I gjithë procesi do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti.

Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera.

Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Në modulin për individët do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.

“Etniciteti, gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur.

Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50,000 Lekë gjobë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat