19.5 C
Tirana
Monday, May 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZgjidhja për trafikun e rënduar në Tiranë/ "Dhuna e karoatrecit" nuk bind...

Zgjidhja për trafikun e rënduar në Tiranë/ “Dhuna e karoatrecit” nuk bind ekspertët

Tërheqja e makinës me karoatrec në rast të një parkimi të gabuar nuk është zgjidhje për trafikun e rënduar në Tiranë.

Në problemin e trafikut të rënduar në Tiranë, policia ka gjetur zgjidhjen më të lehtë dhe më të ndërlikuar në të njëjtën kohë: Gjoba dhe tërheqje me karoatrec për këdo që parkon gabim apo dyshe.

Ekspertët e sigurisë rrugore kanë shpjeguar për Gazeta Si se pse kjo zgjidhje nuk është më e mira për asnjë dhe në kundërshtim me çfarë duhej bërë.

Arben Luzi thotë se, Kodi Rrugor e parashikon që në vende që pengohet kalimi i mjeteve dhe njerëzve, të vendosen tabela ndalim parkimi dhe bashkë me këto tabela duhet të vendosen edhe tabela që në rast parkimi, makina tërhiqet me karoatrec.

Tabela të tilla ka në Tiranë por problem është nëse zbatohen nga Policët rrugorë”, thotë Luzi, duke shpjeguar se dy tabelat “Ndalim qëndrimi” dhe “Ndalim pushimi” ndryshojnë pak, aq sa lënë vend për ndonjë shkelje.

Problemi i parkimit të gabuar është i zgjidhur me kod rrugor. Dy tabelat, ndalim pushimi dhe ndalim qëndrimi e zgjidhin. Tek’ ndalim qëndrimi’ ndalohet kategorikisht qëndrimi ndërsa tek ‘ndalim pushimi’, mund të ndalosh por me sinjal ndezur, disa minuta dhe më pas vazhdon lëvizjen. Këtu ke të drejtë të rrish në një kohë të kufizuar duke qenë prezent vetë. Nëse personi është vetë prezent, policia nuk ka të drejtë të marrë makinën”, thotë Luzi.

Nëse personi nuk është në makinë, merr gjobën dhe më pas Policia i kërkon sallës së menaxhimit të shërbimeve që të sjellë karoatrecin pasi në atë segment është bërë një bllokim rruge.

Por, thotë eksperti, tërheqja me karoatrec bëhet vetëm në rastin nuk pengohet kalimi publik i njerëzve apo mjeteve dhe kur makina është bërë pengesë për rrymën e trafikut.

Sipas ekspertit rrugor, Artur Sulçe, parkimet dyshe nuk janë problemi që shkakton trafik të rënduar në Tiranë.

Duhet të rregullohet trafiku që mos të ketë parkim të gabuar apo parkim dysh. Nëse nuk rregullohet trafiku, problemi i parkimit do të vazhdojë të jetë njësoj, pavarësisht gjobave apo tërheqjes me karoatrec”, thotë Sulçe, duke shtuar se një mënyrë për të rregulluar trafikun është që “Policia rrugore të bëjë punën për të cilën paguhet”

Sulçe thotë se Policët rrugorë duhet të lëvizin nëpër Tiranë për zhbllokuar trafikun dhe mos të lejojnë parkimet në radhë të parë, sidomos në zonat më problematike. Kështu, nëse nuk lejohet parkimi si fillim, nuk do ishte e nevojshme as të vendoseshin një lumë gjobash e as të fillonte kalvari i tërheqjes me karoatrec.

Parkimi i gabuar vjen edhe për mungesë të hapësirave të parkingjeve. Ne na vjen një udhëzim brenda ditës ndërkohë që nuk e dimë nëse janë llogaritur mungesa e parkingjeve. nëse ka një projekt se ku do të vendosen makinat pasi të merren me karoatrec, nëse është studiuar si duhet trafiku dhe nëse e kanë bërë diçka të tillë, pse dolën menjëherë me zgjidhjen me të rëndë?”, thotë Sulçe.

Gjithashtu, ekspertët përmendin se për të nxjerrë një udhëzim të tillë, së pari duhej të ishte bërë një muaj para ndërgjegjësim dhe duhej të ishte bërë publik projekti se si do të funksionojë udhëzimi.

Njerëzit nuk do gjejnë makinën aty ku e kanë parkuar dhe nuk do dinë se ku të drejtohen sepse ende nuk është dhënë një deklaratë publike se ku shkojnë makinat pasi merren me karoatrec”.

Sulçe thotë për Gazetasi.al se në 160 km rrugë që ka Tirana, problemi i trafikut nuk mund të rregullohet me një udhëzim që nuk jep zgjidhje.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha ditën e djeshme se në kuadër të masave për rregullimin e trafikut në Tiranë do të ndërhyhet me karroatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim.

“Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor.

Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk.

Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, deklaron ministri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat