14.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetU shtuan 55 mld lekë në një muaj, rritje e fortë e...

U shtuan 55 mld lekë në një muaj, rritje e fortë e depozitave në gusht

Stoku i kursimeve në banka ka pësuar një rritje të fortë gjatë muajit gusht 2023, duke arritur vlerën më të lartë pas rekordit në muajin janar.

Banka e Shqipërisë raporton se stoku total i depozitave arriti 1.28 trilion lekë, me rritje rreth 55 mld lekë, për një muaj. Ritmi i rritjes është më i larti i viteve të fundit, me 4.4%.

Rritja e shpejtë mund të lidhet me rimëkëmbjen e lehtë të monedhës euro dhe besimit se ajo do të vazhdojë të përforcohet, që ndikon në përkthimin e shifrave të cilat prezantohen në lekë edhe për valutat. Kjo konfirmohet dhe në treguesin e kursimeve në valutë, ku sipas BSH për një muaj janë shtuar 9 mld lekë.

Kursimet në lekë nga korriku në gusht kanë rënë me rreth 5 mld lekë, duke prekur kufijtë e 540 miliardëve.

Në fund të korrikut stoku i depozitave arriti vlerën më të vogël pas një viti rënie, 1.23 trilion lekë, lidhur kjo me rënien drastike të monedhës europiane, që pothuajse arriti në paritet me lekun.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat