9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVolejboll Femra/ Fondi SIGAL, sponsor i Vllaznisë

Volejboll Femra/ Fondi SIGAL, sponsor i Vllaznisë

Vllaznia e volejbollit për femra është në rrugë të mbarë.

Formimi i klubit Vllaznia Volleyball me president Florian Zekja ishte hapi i parë pozitiv që hodhi volejbolli i femrave, gjë që i dha mundësinë organizimit të skuadrës me baza bashkëkohore. Kjo u pa në merkaton cilësore, përgatitjen speciale në dy faza, fizike dhe teknike, si dhe organizimi i ndeshjeve miqësore duke kolauduar skuadrën në prag të fillimit të sezonit të ri sportiv.

Ndërkohë, padyshim që një tjetër hap mjaft pozitiv është edhe marrëveshja që presidenti Florian Zekja arriti të nënshkruajë me një kompani biznesi për sponsorizimin e ekipeve të volejbollit të femrave.

Bëhet fjalë për Fondin e Pensioneve SIGAL, pjesë e SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA.

Lexo edhe: Kriza me skemën e pensioneve në Shqipëri, zgjidhja që na nevojitet

Administratori i SIGAL PENSION z.Elvis Ponari dhe administratori i VLLAZNIA VOLLEYBALL z.Florian Zekja firmosën kontratën e bashkëpunimit për sponsorizimin e ekipeve zinxhir dhe ekipit të të rriturave të volejbollit të femrave.

Nën vizionin e CEO-s, z.Avni Ponari, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë përherë pranë botës së sportit ndërsa shpeshherë është bërë thirrje edhe ndaj kompanive të tjera që të mbështesin sportin.

SIGAL UNIQA Group Austria ndjehet krenare që prej vitit 2016 ka qenë pranë Kombëtares së futbollit në ditë të mira dhe në ditë të këqija, në fitore dhe në humbje, në suksese dhe disfata si Sponsor Premium.

Me kontratën e sponsorizimit, SIGAL UNIQA mori nën mbrojtje rreth 500 lojtarë, pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe stafin drejtues të saj. Diçka që ndodhte për herë të parë.

Ndër të tjera, SIGAL UNIQA është edhe Sponsor Zyrtar i Federatës Shqiptare të Basketbollit; Sponsor i skuadrës kampione në Kosovë SIGAL Prishtina; Mbështetje financiare për kampionen e atletikës Luiza Gega ndërsa nuk kanë munguar investimet në shumë evente, klube dhe terrene sportive.

SIGAL UNIQA Group Austria nuk e sheh sportin thjesht si një lojë por si një disiplinë që ndihmon shoqërinë në aspektin edukativ ashtu edhe në atë shëndetësor.

Lexo edhe: Mendoni për golat, koshat dhe rekordet/ Ja kush mendon për shëndetin e sportistëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat