17.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijon fluksi, në janar 30% më shumë se 2023/ Nga cilat shtete...

Vijon fluksi, në janar 30% më shumë se 2023/ Nga cilat shtete vijnë më shumë turistë?

490 mijë vizitorë në një muaj. 50% më shumë italianë

Viti 2024 ka hyrë i mbarë për sektorin e turizmit në Shqipëri.

Kështu konfirmojnë shifrat zyrtare të Ministrisë së Turizmit, sipas së cilave në muajin janar kanë hyrë në vendin tonë rreth 490 mijë të huaj, 30% më shumë sesa në janarin e vitit të shkuar dhe dyfish më shumë sesa po e njëjta periudhë e vitit 2022.

Vendin e parë të hyrjeve në janar e mban Kosova, me rreth 215 mijë vizitorë, ose 30%  më shumë krahasuar me janarin 2023. Italianët janë një tjetër grup që vijon me rritje, me 53 mijë hyrje, ose 50% më shumë sesa vjet.

Ekspertët e turizmit presin që rritja e flukseve turistike të vijojë edhe në muajt e ardhshëm.

Rritja do vazhdojë për shkak të rritjes së madhe të fluturimeve nga kompanitë low cost, shtimit të destinacioneve drejt Tiranës. Është rritje që pasohet nga promovimi që edhe kompanitë e ndryshme kanë bërë dhe i bëjnë”, shprehet Besnik Vathi, kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve.

Pritshmëritë janë që viti 2024 të tejkalojë 10,1 milion turistët e ardhur në 2023-in.

Unë mendoj që diku te 15-20% më lart sesa 2023 në shifra totale do jemi”.

Këtë janar ndër grupet e turistëve me rritjen më të lartë krahasuar me vetveten, renditen hyrjet nga Polonia me 411%, Rumania me 120%, Spanja me 104%, Anglia me 62%, Suedia me 73% si dhe Franca me gati 42 %.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat