Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Një këmbësor është përplasur nga një kamionçinë.
Siç raportohet, ngjarja ka ndodhur teksa këmbësori ka qenë duke kaluar trafikndarësen e autostradës.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ajo, i plagosuri ka mbetur i shtrirë pranë trafikndarëses derisa atje ka shkuar ambulanca për ta marrë.
Deri më tani nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj ngjarje.