19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Shiu përmbyt Durrësit, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet

VIDEO/ Shiu përmbyt Durrësit, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet

Reshjet e shiut, të shoqëruara me erë të fortë, kanë shkaktuar probleme në qytetin e Durrësit.

Sumë rrugë dhe kryqëzime në qytetin bregdetar janë përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Zonat më problematike janë afër stacionit të trenit, te kryqëzimi i stadiumit, në lagjen 18, shëtitorja bregdetare, Plazh dhe Shkozet.

Ndërkohë, sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit, mbrëmjen e vonë të së hënës do të rikthehet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës, që do të nisen rreth orës 23.00.

Reshje intensive janë parashikuar gjithashtu në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër reshje mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 15 °C; në vendet e ulëta: 11 / 13 °C; në vendet malore: 6 / 10 °C.

LEXO EDHE: Stuhia ciklonare godet Shqipërinë, sinoptikanja: Zonat ku situata pritet të jetë alarmante

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat