20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina, njëra bie në kanal

VIDEO/ Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina, njëra bie në kanal

5 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Tiranë-Durrës, pranë QTU-së.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat, një nga makinat ka përfunduar në kanal, ndërsa të tjerat janë transportuar me karrotrec.

Si pasojë e aksidentit zinxhir, është bllokuar qarkullimi i automjeteve të tjera.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar.

Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Pritet që Policia e Shtetit të dalë në një njoftim zyrtar për rastin.

LEXO EDHE: 11-mujori 2023/ Si bilanc lufte! 1,128 aksidente rrugore, 1,531 të aksidentuar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat