25.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Aksident i frikshëm në Durrës, tre automjete bëhen copash në "Rrugën...

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Durrës, tre automjete bëhen copash në “Rrugën e Plazhit”

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.13 në Durrës, në aksin rrugor që shkon drejt Plepave.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë nga përplasja janë dëmtuar edhe disa makina të tjera të parkuara aty pranë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht, sipas ekspertëve rrugorë, shkak i këtij aksidenti është futja në krahun e kundërt në parakalim e njërit prej drejtuesve të mjeteve që janë përplasur.

Për shkak të aksidentit policia rrugore ka bllokuar njërin kah të rrugës, edhe si pasojë edhe pasagjerët e urbanit të linjës së Plazhit që po prisnin të udhëtonin me autobus, e patën të pamundur për të lëvizur.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat