5.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetU asfiksuan në ambientet e punës, dy punonjëse të fabrikës së telit...

U asfiksuan në ambientet e punës, dy punonjëse të fabrikës së telit në Bathore dërgohen me urgjencë në QSUT

Dy punonjëse të një fabrike teli në Bathore janë dërguar në QSUT pasi nuk u ndjenë mirë gjatë qëndrimit në ambientet e punës ku shfaqën shenja asfiksie.

Mësohet se në QSUT u paraqitën disa prej punonjëseve të fabrikës, ndërsa dy prej tyre të identifikuara si T.D 42 vjeçe dhe F.N 47 vjeçe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore

Kamzë/Informacion paraprak:

Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njofton Policia e Tiranës.

LEXO EDHE: Siguria e punonjësve, bizneset në Shqipëri vijojnë të neglizhojnë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat