11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimit të pasurisë dhe aksidenteve në Austri/ Rritja, tendencat dhe...

Tregu i sigurimit të pasurisë dhe aksidenteve në Austri/ Rritja, tendencat dhe parashikimet (2022-2027)

Tregu i Sigurimit të Pasurisë dhe Aksidenteve në Austri mund të ndahet sipas llojit të produktit (zjarr, motor, përgjegjësi e përgjithshme, vjedhje dhe vjedhje me thyerje, dhe sigurime të tjera të pronës dhe aksidenteve) dhe sipas kanalit të shpërndarjes (agjentët, brokerat, bankat dhe të tjera).

Pamja e përgjithshme e tregut

Rënia e mprehtë ekonomike e shkaktuar nga pandemia COVID-19 ka ndikuar gjithashtu në industrinë e sigurimeve në Austri.

Pavarësisht pandemisë, industria e sigurimeve të Austrisë ka treguar një rritje të moderuar në vit. Rritja e përvitshme është mbështur nga rritja e sigurimit të pasurisë dhe aksidenteve.

Sigurimi i pasurisë dhe aksidenteve në Austri ka treguar një nivel rritje prej 2.7% nga tremujori i parë tek i tretë 2020. Udhëheqësi më i madh i rritjes në sigrimin e pasurisë dhe aksidenteve ishte sigurmi i mjeteve motorike nga dëmitmi, i cili është rritur në mënyrë të konsiderueshme çdo vit.

Rritja e numrit të policave dhe ndryshimi i çmimeve kanë kontribuar tek këto ndryshime pozitive.

MTPL është rritur lehtë. Linjat jo motorike të biznesit gjithashtu kanë treguar një rritje të moderuar në vit, ndërsa sigurimi i shëndetit në udhëtim ka treguar një rënie masive prej më shumë se 50% si pasojë e COVID-19.

Pasuria dhe aksidenet përfaqësojnë një nga segmentët më të mëdhenj në industrinë austriake të sigurimeve, duke mbuluar 29.7% të primeve totale, duke përjashtuar sigurimet, duke kontribuar me 20.5% të primeve totale të sigurimeve në vitin 2020.

Tendencat kyçe të tregut

Primet e shkruara për sigurimin e pasurisë dhe aksidenteve po rritet vazhdimisht

Primet e shkruara për sigurimin e pasurisë dhe aksidenteve dhe sigurimet e përgjithshme jo jetë është duke u rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve në Austri. Primet e shkruara për sigurimiet e përgjithshme jo jetë, duke përfshirë makinat, ishin 8,097 milionë euro në vitin 2017, ndërsa në vitin 2020 kjo rritje ishte 9,047 milionë euro. Pavarësisht pandemisë, segmenti ka treguar një rritje prej 2.6% në vit. Në mënyrë të ngjashme, raporti i humbjeve për segmentin është vazhdimisht në rënie. Raporti i humbjes ishte 67.9% në 2017, ndërkohë që ajo ra në 62.6% në vitin 2020.

LEXO EDHE: UNIQA fiton çmimin “Më të mirët e Austrisë 2022”

Peisazhi konkurrues

Në tregun e sigurimit të paurisë dhe aksidenteve në Austri janë aktivë një numër i madh aktorësh kombëtar dhe ndërkombëtar.

Sipas Shoqatës së Sigurimeve të Austrisë, në Austri konkurrojnë thujase 40 aktorë në tregun e sigurimit të jo jetës. Katër kompanitë më të mëdha kontribuojnë në më shumë se 50% të primeve të shrkuara bruto të vendit për sigurimin e pasurisë dhe aksidenteve.

“UNIQA Osterreich Versicherungen AG” është lideri i tregut në segment, e pasuar nga Generali Versicherung AG, e cila ka më shumë se 15% të tregut. Aktorë të tjerë kryesorë në treg përfshijnë Wiener Stadtische Versicherung AG, Allianz Elementar Versicherungs-AG, dhe Donau Versicherung AG.

LEXO EDHE: SIGAL dhe gjigandi austriak UNIQA, 15 vjet bashkëpunim

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat