16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTre mijë ton cigare/ Shqiptarët rekord në konsumin e duhanit

Tre mijë ton cigare/ Shqiptarët rekord në konsumin e duhanit

Qytetarët shqiptarë kanë rritur ndjeshëm konsumin e duhanit gjatë vitit që lamë pas.  Pavarësisht rritjes së çmimeve në tërësi për produktet ushqimore dhe jo ushqimore si dhe të shërbimeve, shqiptarët jo vetëm që nuk kanë hequr dorë nga duhani, por kanë blerë më shumë. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, përgjatë vitit 2022 janë importuar në total 3147 ton cigare, shifër kjo rekord në 4 vitet e fundit.

Ndërsa nëse do ta krahasojmë më vitin 2021, rritja e importit të cigareve fiksohet në 7.2 për qind.  Ndërkohë, sipas shifrave vihet re se pavarësisht se akciza e duhanit është rritur në fillim të këtij vitit, gjë që është reflektuar edhe në çmim,  rezulton se kjo nuk i ka stepur qytetarët në kërkesën e tyre, pasi edhe importi në muajin Janar ka pësuar rritje të konsiderueshme. Konkretisht në Janar 2023 u importuan 293 ton cigare, një rritje  prej 64.4 për qind.

Nga 1 Janari 2023 akciza për duhanin u rrit mesatarisht 250 lekë për kg, duke “peshuar” më shumë në xhepat e duhanpirësve. Ndryshimeve ligjore në ligjin për akcizat parashikojnë rritje progresive të akcizës mbi duhanin deri në vitin 2026. Në buxhetin e 2023 qeveria planifikon të grumbullojë 59 miliardë lekë apo gati 516 milionë euro nga akcizat, ku peshën më të madhe pritet ta mbajë ajo mbi duhanin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat