10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet eksporti me Italinë, produktet shqiptare bum në vendin fqinj

Rritet eksporti me Italinë, produktet shqiptare bum në vendin fqinj

Frutat e perimet shqiptare po bëhen çdo vit e më të preferuarat në Itali e vitit 2022 ka rritur gati trefish eksportin e tyre drejt këtij vendi.

Domatet, kungujt, shalqitë, pjeshkat e kajsitë shqiptare kanë shënuar më 2022 një rekord importi për ekonominë italiane duke u bërë të preferuarat e tregut si për cilësinë ashtu dhe për çmimet e tyre mjaft të favorshme.

Ekspertët e Federatës së sipërmarrësve italianë të tregut të mallrave agroushqimorë informojnë se produktet shqiptarë kanë bërë hapa gjigande gjatë vitit të fundit e në veçanti frutat e perimet.

Gjatë vitit 2022 importimi i shalqirit nga Shqipëria në Itali është shumëfishuar.

Nëse më 2021 Italia ka importuar 50 tonë shalqinj, më 2022 sasia e importit të tyre ka arritur më 1614 tonë e 3104% në vëllim e në 3110% në vlerë.

Domatet shqiptare kanë përmirësuar shumë cilësinë e llojshmërinë e prodhimit të tyre duke shtuar dhe kërkesën e tregut italian.

Nëse më 2021 Italia ka importuar 5714 tonë domate. më 2022 ka marrë 6% tonë më shumë e rreth 6068 tonë domate shqiptare.

Një rritje të konsiderueshme përgjatë 2022 ka marrë importimi nga Shqipëria në Itali i pjeshkave dhe kajsive me rreth 236% më shumë se një vit më parë duke e çuar sasinë e tonelatave të tyre nga 39 më 2021 më 132 tonë më 2022.

Po ashtu dhe vlera e importit të kungujve nga Shqipëria është rritur me 151% e vëllimi i tyre me 75% në krahasim me vitin 2021.

Sipërmarrësit italianë të tregut të mallrave agroushqimore më shumicë shprehen se Itali ka përballë saj një konkurrent të fortë në tregun e fruta perimeve që është Shqipëria.

Prodhimet e fruta perimeve në Shqipëri përbëjnë 20% të produkteve agroushqimore në Shqipëri e 36% të eksportit të tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat