Sigurimet ofrojnë mbrojtje financiare thelbësore për të ardhmen tuaj, kështu që tani është koha që të silleni si të “rritur” dhe të ndërmerrni hapin e parë duke u siguruar.
5 këshilla lidhur me blerjen e sigurimeve:
1. Blini me zgjuarsi
Kur jeni duke kërkuar për sigurim(et), prioriteti juaj numër 1 duhet të jetë gjetja e mbulimit më të përshtatshëm. Çmimi është i rëndësishëm, por në fillim ju duhet të përcaktoni se çfarë lloj mbulimi ju nevojitet. Më pas, ju do ta krahasoni këtë mbulim me buxhetin tuaj dhe të vendosni se cili sigurues ofron policën më gjithëpërfshirëse për situatën tuaj. Ju mund të tundoheni që të zgjidhni sigurimin me çmimin më të ulët, por nëse ju nuk keni mbulimin e mjaftueshëm (apo llojin e duhur të sigurimit), ju do të përfitoni më pak financiarisht në rast se do të keni një dëm më vonë.
2. Kërkoni opsionet dhe ofertat më të mira
Pasi të keni vlerësuar nevojat e mbulimit, peshoni buxhetin tuaj dhe gjeni mënyra për të kursyer. Këshillohuni me një kompani sigurimi se cilat janë opsionet dhe ofertat më të mira për mbulimin tuaj sipas nevojave dhe pritshmërive tuaja. Shpesh, kompanitë e sigurimit mund të ofrojnë zbritje apo kombinimin e disa produkteve/shërbime të sigurimit në një çmim. Për shembull, një nga mundësitë e ofruara nga SIGAL UNIQA është: Nëse ju blini siguracionin e detyrueshëm TPL të makinës, ju do të keni mundësinë që të përfitoni falas 10% zbritje, ose Siguracionin Minikasko, ose Pension Privat. Apo nëse blini Siguracionin Kasko, ju do të përfitoni falas shërbimin GPS etj. Një mënyrë tjetër për të kursyer para është gjithashtu duke i blerë policat tuaja të sigurimit të tilla si siguracioni i shtëpisë dhe i makinës nga i njëjti sigurues.
3. Plotësoni me kujdes nevojat tuaja për sigurim
Përgjithësisht, një policë mesatare mbulon vetëm gjërat më bazike, por ju mund të keni nevojë të shtoni mbulim shtesë për të përmbushur nevojat tuaja unike. Për shembull, ju mund të keni artikuj elektronik apo bizhuteri të cilat mund të jenë të vështira për t’u zëvendësuar dhe se me ndihmën e policës së sigurimit të shtëpisë ju mund t’ia kurseni vetes këto humbje. Për këto artikuj ju mund të kërkoni shtimin e një mbulimi shtesë në kuadër të policës së sigurimit të shtëpisë.
4. Siguroni shëndetin dhe jetën, edhe pse jeni të rinj
Sigurimi i shëndetit dhe i jetës janë thelbësore, pavarësisht se sa të rinj apo në moshë ju mund të jeni. Për të rinjtë është një lëvizje e zgjuar blerja e siguracioneve të shëndetit dhe të jetës kur jeni ende të rinj dhe të shëndetshëm. Këto lloje sigurimesh mund të ndihmojnë familjen tuaj për të mbuluar shpenzimet e paparitura dhe të paparashikuara në mungesën tuaj, duke përfshirë shpenzimet për studime apo për kredi shtëpie, përveç shpenzimeve të tjera të cilat kanë të bëjnë me dëmtimin e shëndetit apo humbjen e jetës. Dhe nëse keni fëmijë, një policë për sigurimin e jetës mund të ndihmojë me mbështetjen e shpenzimeve të edukimit apo të kujdesit për fëmijët tuaj.
5. Këshillohuni me një profesionist sigurimesh
Një këshilltar sigurimesh është një burim kyç gjatë blerjes së një siguracioni, veçanërisht nëse kjo është hera juaj e parë. Këshillimi me një profesionist të sigurimeve mund t’ju ndihmjë që të siguroheni se jeni duke zgjedhur mbulimin më të mirë të sigurimit, për çmimin më të mirë. Gjithashtu, ju do të keni mundësi të përfitoni nga njohuritë e tij/saj mbi detajet dhe opsionet e disponueshme, si edhe shpjegimet se çfarë përfshin çdo policë.
Këshillohuni me një nga profesionistët e sigurimeve të SIGAL UNIQA dhe filloni mbrojtjen e financave tuaja sot.
Na vizitoni në faqen tonë zyrtare në: www.sigal.com.al
Na shkruani në: 068 60 62 829