23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë duhet patenta? Nga marsi do duhet të paguash dyfish

Të duhet patenta? Nga marsi do duhet të paguash dyfish

Për të marrrë një patentë të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë të paktën 85 mijë Lekë.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe thotë se dyfishimi i çmimit bëhet për të eleminuar sekserët dhe konkurrencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi brenda muajit Mars.

Sipas marrëveshjes të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe Shoqata e Autoshkollave, për të shmangur abuzimet, çdo autoshkollë do duhet të deklarojë të gjitha të ardhurat tatimore dhe orët që do zhvillojë secili aplikant për leje drejtimi.

Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme. Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit. Nuk mundet më të regjistrosh kursantë në autoshkollë në rast se nuk ke provuar në dokumentacionin e regjistrimit është kryer një proces i gjithi i formalizuar edhe i cili përfshin të gjitha kostot e domosdoshme minimale të autoshkollimit”, shprehet Gonxhe.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat