19.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë detyrueshme dhe vullnetare, SIGAL UNIQA ruan lidershipin e tregut të sigurimeve...

Të detyrueshme dhe vullnetare, SIGAL UNIQA ruan lidershipin e tregut të sigurimeve në Shqipëri

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi fundjavën e shkuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-mars 2023.

Të dhënat e AMF tregojnë se, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-mars 2023 kapën vlerën 5,142 milionë lekë, ose 20.12% më shumë se në janar-mars 2022.

Gjatë muajit janar-mars 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 285,282  me një rritje prej 15.23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.88% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.09% dhe risigurimi 0.028%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.58% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.42% të totalit të tregut.

Nëse flasim për 8 kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet zgjedhja numër 1 e qytetarëve si për Sigurimet e Detyrueshme ashtu edhe për ato Vullnetare.

LEXO EDHE: Partneri ideal i sigurimeve/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s

Në Sigurimet e Detyrueshme SIGAL UNIQA Group Austria mbetet në krye, pozicion që e ruan që prej themelimit të saj në shkurt 1999.

Sigurimet e Detyrueshme 

Edhe në Sigurimet Vullnetare, i njëjti emër, SIGAL UNIQA, kryeson tregun duke zënë 38% të totalit të tij.

Sigurimet Vullnetare 

Shërbimi profesional ndaj klientëve, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe risitë që sjell vazhdimisht në treg janë disa prej arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria vazhdon të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2100 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnënë mbi 1100 zyra në 3 shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) me standarte tërësisht europiane duke qenë pranë mbi 1 milion klientëve atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.

Ndaj shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat