20.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTarraca e banesës zë poshtë dy persona në Qerret, humb jetën pronari

Tarraca e banesës zë poshtë dy persona në Qerret, humb jetën pronari

Në Durrës është shembur tarraca e një shtëpie. Si pasojë, 2 persona kishin ngelur nën rrënoja. Njëri prej tyre fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në Qerret të Katundit të ri. Dz personat jane transportuar menjehere drejt spitalit, por njeri prej tye nuk ka mundu ti mbijetoje plageve.

Ndonëse, më herët u raportua se dy personat e mbetur nën rrënoja dolën të gjallë nga banesa, Policia e Durrësit ka bërë me dije se për shkak të dëmtimeve të marra pronari i banesës, Shaban Shehu, humbi jetën teksa ishte duke u transportuar në spital.

Ndërkohë, personi tjetër me ininciale A.R ndodhet në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Qerret, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat