13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTarifat e reja për ujin/ Si do operohet me zonat që s’kanë...

Tarifat e reja për ujin/ Si do operohet me zonat që s’kanë patur çmime e shërbim

Enti Rregullator i Ujit ka përcaktuar tarifat që do të aplikohen nga shoqëritë e krijura nga bashkimi i kompanive ekzistuese, për ato zona që nuk kanë patur më herët tarifa të përcaktuara apo për ato zona që vetëm së fundmi iu është shtuar shërbimi i ujësjellës-kanalizimeve.

Sipas vendimit të ERRU-së,  Subjektet me Komptenca të Përbashkëta,  gjatë periudhës tranzitore, për zonat e shërbimit që janë bërë pjesë e tyre, të cilat nuk kanë pasur tarifa të miratuara nga ERRU për shërbimet UK të ofruara ndaj konsumatorëve, do të përdorin tarifat aktuale me të cilat janë faturuar konsumatorët e këtyre zonave të shërbimit përpara reformës. Këto çmime do të jenë në fuqi deri në miratimin e tyre nga Komisioni Kombëtar Rregullator.

Ndërkohë që, për zonat e bardha (pa shërbim) dhe pa infrastrukturë inxhinierike të cilat nuk kanë qenë të shërbyera më parë nga shoqëritë UK ekzistuese, por ndërkohë janë plotësuar me infrastrukturë inxhinierike për ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë, do të konsiderohen si pjesë e zonës së shërbimit dhe do të aplikohen tarifat e shoqërive UK ekzistuese sipas bashkive përkatëse, deri në miratimin e tyre nga Komisioni Kombëtar Rregullator.

Në bazë të reformës të ndërmarrë reth një vit më parë në total do të krijohen 15 Subjekte me Kompetenca të Përbashkëta, nga 68 kompani ujësjellësish që janë aktualisht, ndërkohë që tarifat e shërbimit do të duhet të unifikohen, duke sjellë rritje për një pjesë të abonentëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat