Për herë të parë në Shqipëri, do të zhvillohet ankandi për Targat e Luksit.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon se ankandi do të mbahet me datën 5 qershor në Fushë Prezë.
“Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e targave ekskluzive, një listë me kombinime shumë të kërkuara, ndaj dhe ftohet çdo i interesuar të garojë për t’i fituar! DPSHTRR do të rifreskojë dhe publikojë rregullisht listën e kombinimeve/zgjedhjeve luks që do të paraqiten në ankand, si dhe informacionet në lidhje me organizimin e ankandit. Targa ekskluzive e koleksionit luks ka një çmim fillestar nga i cili nisin ofertat e ankandit. Vlera finale e targës përcaktohet nga ofertat më të larta në ankand!”, informon DPSHTRR,
Regjistrimi për të marrë pjesë në ankand mund të bëhet online dhe, sipas DPSHTRR, është i mundur deri me 1 qershor.