16.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTaksitë përjashtohen nga fiskalizimi/ Ndryshime në ligj, lehtësohen procedurat për disa kategori...

Taksitë përjashtohen nga fiskalizimi/ Ndryshime në ligj, lehtësohen procedurat për disa kategori biznesesh

Taksitë dhe urbanët që ofrojnë shërbim brenda qyteteve do të përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar dhe fiskalizuar fatura.

Udhëzimi më i fundit i Ministrisë së Financave i cili ka hyrë në fuqi sjell ndryshime në ligjin e “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, duke përjashton nga detyrimi i lëshimit të faturave të gjithë “tatimpaguesit që ofrojnë shërbimin taksi të pajisur me taksimetër dhe ata që shesin bileta ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit (autobusë) në përputhje me vendimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, nëse fatura e taksimetrit, bileta ose aboneja u jepet pasagjerëve direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person i autorizuar”.

Po ashtu udhëzimi sjell një ndryshim sa i takon regjistrimi i faturave në librin e shitjes dhe librin e blerjes duke krijuar lehtësi për disa kategori biznesesh në këtë drejtim.

Kështu, “faturat e fiskalizuara nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, sigurimeve, furnizimit të energjisë elektrike dhe ujit për konsumatorët finalë, si dhe faturat mujore të lidhura me kontrata afatgjata leasing dhe fatura të ngjashme me to, të cilat lëshohen në mënyrë të vazhdueshme dhe mbi bazën e një kontrate afatgjatë të lidhur paraprakisht nga palët, do të çmohen të fiskalizuara automatikisht dhe pavarësisht statusit të blerësit.

Me qëllim regjistrimin e faturave si më sipër në librat e blerjes, të gjithë tatimpaguesit blerës duhet ë sigurohen për të përditësuar/saktësuar të dhënat e tyre në kontratën mbi të cilën bazohet furnizimi.”
Pavarësisht se të gjithë bizneset tashmë duhet të ishin në këtë sistem, deri janë rreth 66 mijë subjekte të fiskalizuara dhe mbi 157 fatura elektronike të lëshuara.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat