10.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSuedi-Shqipëri, konfirmohet ora dhe stadiumi i miqësores së 25 marsit

Suedi-Shqipëri, konfirmohet ora dhe stadiumi i miqësores së 25 marsit

Konfirmohet ora dhe vendi ku do të luhet miqësorja Suedi – Shqipëri.

Sipas marrëveshjes mes dy federatave ky takim do të luhet më 25 mars në stadiumin “në stadiumin “Friends Arena”, në kryeqytetin suedez duke nisur nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e gjashtë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve, ndër të cilat katër sfida kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ndërsa dy të tjerat ndeshje miqësore.

Ndërkaq, Shqipëria do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore gjatë muajit mars, teksa në ditët në vijim, Departamenti i Komunikimit në FSHF do të publikojë edhe emrin e kundërshtarit, vendin dhe orën e takimit.

Këto dy ndeshje miqësore janë në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Silvinho do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.

LEXO EDHE: Bashkëpunimi SIGAL UNIQA-FSHF/ Duka: Nuk mund të gjejmë partner më të mirë; Ponari: I kënaqur dhe krenar!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat