12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia "Ciaran"/ Dëmet në Itali mund të arrijnë deri në mbi 300...

Stuhia “Ciaran”/ Dëmet në Itali mund të arrijnë deri në mbi 300 milionë euro

Ka shkuar në 7 bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq që përfshiu Italinë javën e fundit.

Situata më e rëndë vijon të jetë në rajonin e Toskanës, teksa në gjendje gatishmërie janë dhe 5 rajone të tjera, ku impakti i stuhisë “Ciaran” ka qenë disi më i ulët.

Gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës ka vijuar evakuimi i personave në vështirësi në Montale, Montemurlo e Prato, teksa deri në këto moment numri i të larguarve nga banesat e tyre është më shumë se 1200.

Presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani raporton se dëmet mund të arrijnë deri në 300 milionë euro si pasojë e përmbytjeve, ndërsa shton se shumë familje janë ende pa energji, një pjesë e madhe e të cilave për motive sigurie.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës, sot më i rëndësishëm se kurrë/ AMF: SIGAL UNIQA, më e besuara nga shqiptarët

Autoritetet i tremben idesë që disa lumenj mund të dalin nga shtrati për të përkeqësuar më tej situatën dhe për këtë arsye kanë njoftuar banorët që të qëndrojnë në katet e larta të banesave të tyre.

Mbrojtja Civile dhe ushtria janë në gatishmëri ndërsa telefonatat për asistencë kanë qenë të panumërta në shumë zona.

LEXO EDHE: Po nga fatkeqësitë natyrore kush na siguron?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat