24.5 C
Tirana
Saturday, May 11, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSllovenia, vendi i EQL me përqindjen më të lartë të humbjeve të...

Sllovenia, vendi i EQL me përqindjen më të lartë të humbjeve të siguruara nga ngjarjet ekstreme të motit në 40 viteve të fundit

Ngjarjet ekstreme të motit mes viteve 1980-2020 kanë shkaktuar shkaktuan dëme ekonomike që variojnë nga 450 deri në 520 miliardë euro dhe mes 85,000 dhe 145,000 vdekje në 32 shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane (EEA).

Veçanërisht, një pjesë e madhe e këtyre humbjeve mbetën të pasiguruara, me përqindje që ndryshonin sipas llojit të ngjarjes dhe shteteve anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane.

Të dhënat mbi rreziqet dhe humbjet klimatike janë mbledhur nga Agjencia Evropiane e Mjedisit duke përdorur dy burime të dhënash: CATDAT (RiskLayer GmbH) dhe NatCatSERVICE (Munich Re GmbH).

Humbjet kategorizohen në tre grupe të ngjarjeve ekstreme të motit: ngjarjet meteorologjike (p.sh. stuhi breshëri), ngjarjet hidrologjike (p.sh. përmbytjet) dhe ngjarjet klimatologjike (p.sh. valët e të nxehtit, ngricat, thatësirat).

Bazuar në të dhënat e CATDAT (shih hartën më poshtë), vendet me nivelet më të larta të humbjeve ekonomike të siguruara si përqindje e humbjeve totale ishin Danimarka, Holanda dhe Norvegjia (48-56%), ndërsa Kroacia, Lituania dhe Rumania kishin vlerat më të ulëta ( 0,5-1,5%).

Siç theksohet në një artikull të fundit të publikuar edhe nga “Xprimm“, Sllovenia rezulton i vetmi vend ku norma e humbjeve të siguruara është më e lartë se 35%.

EEA përfshin 32 vende: 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. Dhe 6 vende të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.

LEXO EDHE: “Tërmete, përmbytje…”/ Banka Botërore përsërit apelin: Shqipëria e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore

Përmbytjet dhe çdo fatkeqësi tjetër natyrore nuk mund të parandalohen. Ato janë ngjarje që nuk janë në dorën tonë por dëmet që ato shkaktojnjë mund të minimizohen nëse kemi sigurimet e duhura.

Shtëpia, biznesi apo automjeti janë investime tona të rëndësishme. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.

Askush në botë nuk mundet dot të parandalojë as përmbytjet, as tërmetin dhe as ngjarje të tjera.

Por ndryshe nga Shqipëria, ajo që ndodh nëpër botë është se pas çdo ngjarje, sado shkatërruese të jetë ajo, efekti post-ngjarje është më i vogël dhe dhimbjet më të pakta pasi kostot financiare mbulohen nga kompanitë e sigurimeve dhe familjet kanë mundësi ta rindërtojnë sërish jetën si më parë.

Me Sigurimin e Pronës, ju mund të siguroni banesën tuaj nga rreziqe si: zjarri, eksplozioni, përmbytja, tërmeti apo vjedhja;

Ju mund të siguroni gjithashtu edhe Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta për dëme që mund t’i shkaktoni JU komshinjve në pronen e tyre apo të afërmve tuaj që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj.

Siguracionin e Shtëpisë tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kështu kohë dhe para.

Hyni në www.sigal.com.al  dhe blini Online siguracionin e shtëpisë. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat