14.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"S'jetohet me kaq"/ Fevziu i nxjerr lekët Ramës: Ja, ky është pensioni......

“S’jetohet me kaq”/ Fevziu i nxjerr lekët Ramës: Ja, ky është pensioni… ç’të bëj zonja me kaq?!

Kryeministri Edi Rama ishte dje i ftuar në emisionin “Opinion” ku ndër të tjera foli edhe për rritjen e çmimeve dhe vështirësitë që po hasin kryesisht pensionistët.

Një grua është ngritur nga karrigia dhe është përballur në emision live me Ramën, duke i kërkuar llogari për pensionin e ulët pasi siç thotë ajo e ka të pamundur jetesën me 75 mijë lekë.

Por kryeministri e pyeti me mburrje nëse e ka marrë bonusin me vlerë 30 mijë lekë të vjetra si pjesë e paketës së Rezistencës Sociale.

LEXO EDHE: Koha që qytetarët në Shqipëri të shohin Fondet Private si e vetmja zgjidhje për rritjen e pensioneve

Debati në Opinion:

E moshuara (çohet nga karrigia dhe i drejtohet tavolinës së Ramës): Marrim pension të ulët…

Rama: E more bonusin e “Rezistencës Sociale” me vlerë 3 mijë lekë të reja?
Pensionistja: Po e mora, nuk mjaftojnë…
Jashtë debatit nuk qëndroi as moderatori i emisionit Blendi Fevziu, i cili solli për kryeministrin edhe një shembull konkret nga një pensionist tjetër në studio.
Blendi Fevziu: Ky është pensioni i zonjës. 7800 Lekë, apo jo? Ça mund të bëjë zonja me këto lekë?

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat