5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSituata e zjarreve/ Zëvendësministrja e Mbrojtjes: 10 vatra problematike në 24 orët...

Situata e zjarreve/ Zëvendësministrja e Mbrojtjes: 10 vatra problematike në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10 prej tyre kanë qenë më problematike.

Të dhënat i ka bërë me dije zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici.

Zv.ministrja njoftoi se aktualisht:

  • Janë shuar dy vatra në Qarkun e Vlorës, ajo në fshatin Qesarat dhe në kodrat me ullinj të Pusit të Mezinit.
  • Në qarkun e Durrësit është neutralizuar vatra në “Makaresh”, zonën e Krastës, në fshatin Bizë për të cilën është luftuar prej dy ditësh, në varrezat e vjetra të Durrësit si dhe në Gjirin e Lalzit duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.
  • Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos.
  • Është shuar një vatër e raportuar në Vorë në fshatin Marikaj dhe fshatin Dushk në bashkinë Lushnje.
  • Puna vijon prej orëve të para të mëngjesit në shpatin e malit në Balldren, ku tashmë kemi një situatë të normalizuar, në fshatin Shetaj në Durrës, në fshatin Lgjin në Orosh të Mirditës, ku është aktivizuar sërish një vatër si dhe në fshatin Lekbibaj në Tropojë.

Sipas zv.ministres, gjatë dy muajve të sezonit veror, Qershor-Korrik, për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Europës, në të gjithë vendin janë shfaqur 220 vatra zjarri në 42 bashki të vendit dhe Prefekturat të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vatrave të zjarreve kanë qenë Fieri, Shkodra, Vlora dhe Tirana.

Sipas deklaratës në menaxhimin e situatave të zjarreve, gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në total 3088 forca dhe 320 mjete nga: Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të pushtetit vendor ndërsa në dy operacione për shuarjen e zjarreve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i është drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmë.

LEXO EDHEValë të nxehti, temperatura rekord, zjarre… Ende të pandërgjegjësuar për Sigurimin e Shëndetit dhe Pronës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat