15.5 C
Tirana
Sunday, May 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet jo-jetë në Maqedoninë e Veriut, 18,6 mln euro prime vetëm në...

Sigurimet jo-jetë në Maqedoninë e Veriut, 18,6 mln euro prime vetëm në korrik/ 2,5 mln euro shkojnë për Pasurinë

Gjatë muajit korrik 2023, kompanitë e sigurimeve të Jo-Jetës në Maqedoninë e Veriut kanë arkëtuar 18,6 milionë euro prime të shkruara.

Nga sigurimet vullnetare peshën më të madhe në shitje e ka sigurimi i pasurisë, madje para edhe sigurimit motorik (që në Shqipëri vijon të jetë në vendin e parë) sigurimit privat të shëndetit.

Sigurimi i Pasurisë kap vlerën e 2,5 milionë eurove prime të shkuara,  Sigurimi motorik 2 milionë euro dhe1,3 milionë euro Sigurimi privat i shëndetit.

Në kulmin e sezonit të pushimeve verore, vetëm në korrik, afro 80 mijë qytetarë blenë sigurimin “Shëndeti në Udhëtim”

Rritje ka shënuar edhe siguracioni “Shëndeti në Udhëtim”. Sipas të dhënave të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS) 11 shoqëritë e sigurimeve jo-jetë kanë arkëtuar mbi 42 milionë denarë (685.000 euro) nga ky produkt, i nevojshëm për udhëtimet jashtë vendit.

Në totalin e sigurimeve jo-jetë, peshën më të madhe e zë sigurimi i detyrueshëm i automjeteve (TPL) në vlerë prej 631,2 milionë denarë (10,3 milionë euro).

Nga këto 171,7 milionë denarë (2,8 milionë euro) kanë shkuar për siguracionin”Kartoni Jeshil”.

Sa i përket numrit të kontratave, në korrik ato kaluan 238 mijë duke u rritur me 8% krahasuar me korrikun 2022.

LEXO EDHECEO i “UNIQA Macedonia”/ Azizi: Të parët në Maqedoninë e Veriut për pagesën e dëmeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat