21.5 C
Tirana
Monday, May 4, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurime.online apel për përgjegjshmëri: KUJDESI NË RRUGË ËSHTË PATRIOTIZËM, E SHPJEGUAR NË...

Sigurime.online apel për përgjegjshmëri: KUJDESI NË RRUGË ËSHTË PATRIOTIZËM, E SHPJEGUAR NË SHIFRA

Nga viti 2014 deri në vitin 2025, sipas statistikave zyrtare, në rrugët e Shqipërisë kanë humbur jetën 2,374 persona dhe janë dëmtuar 25,989 të tjerë.

Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2026 janë regjistruar 391 raste me pasoja (vdekje ose plagosje), duke konfirmuar se fenomeni mbetet alarmant.

Në një lexim të thjeshtë, këto shifra përkthehen në një “lagje” me jetë të humbura dhe një “qytezë” me të dëmtuar.

Por pas çdo numri fshihet një histori njerëzore: familje të copëtuara, jetë të ndryshuara përgjithmonë dhe trauma që zgjasin për vite, shpesh përjetë.

Sipas një përllogaritjeje të përafërt, mbi 150 mijë qytetarë në Shqipëri mbartin sot një peshë emocionale të drejtpërdrejtë nga aksidentet rrugore të dekadës së fundit, qoftë si familjarë të viktimave, apo si të afërm të të plagosurve.

Sigurime.online thekson se kjo situatë nuk është vetëm një problem sigurie rrugore, por një krizë që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen demografike të vendit.

Shqipëria po përballet me rënie të lindjeve dhe rritje të emigracionit, ndërkohë që grupmosha më e prekur nga aksidentet është ajo 25–34 vjeç, segmenti më aktiv i shoqërisë dhe shtylla e zhvillimit ekonomik.

Në këto kushte, çdo jetë e humbur në rrugë nuk është vetëm një tragjedi individuale, por një humbje për gjithë shoqërinë.

Kur kësaj i shtohen edhe të dhënat për kriminalitetin, mbi 2 persona për 100 mijë banorë të vrarë në dekadën e fundit nga ngjarje kriminale, tabloja bëhet edhe më shqetësuese. Humbjet e jetëve në mënyrë të parandalueshme po marrin përmasa vetëshkatërruese.

Apeli i Sigurime.online është i drejtpërdrejtë:

  • Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.
  • Ulni shpejtësinë dhe shmangni përdorimin e alkoolit apo telefonit gjatë drejtimit.
  • Rrisni ndërgjegjësimin personal dhe familjar për sigurinë në rrugë.
  • Siguroni jetën, shëndetin dhe pasurinë për të përballuar pasojat e paparashikuara.

Sepse një aksident nuk është thjesht një moment. Është një zinxhir pasojash që prek individin, familjen dhe gjithë shoqërinë. Dhe në një vend ku çdo jetë ka peshë të shumëfishtë për shkak të sfidave demografike, kujdesi në rrugë është më shumë se detyrim: është përgjegjësi kombëtare, PATRIOTIZËM.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat