Fondi SIGAL mirëpriti një nxënës të Junior Achievement of Albania në aktivitetin “Drejtues për një ditë”, për vitin 2026.
“Drejtues për një ditë” është një program edukativ i organizuar nga Junior Achievement of Albania (JA Albania), një organizatë që punon me nxënësit e shkollave të mesme për t’i përgatitur për tregun e punës dhe sipërmarrjen.
Kjo iniciativë ofron një mundësi të vyer për të rinjtë që të njihen nga afër me praktikën profesionale dhe proceset vendimmarrëse në një mjedis real pune.
Në thelb, programi u jep nxënësve mundësinë që për një ditë të shoqërojnë një drejtues të vërtetë (CEO, menaxher, drejtues institucioni apo kompanie) dhe të shohin nga afër si funksionon një vend pune real.
Për këtë vit nxënësi i përzgjedhur ndoqi nga afër ditën e punës së CEO-s së Fondit Sigal, z. Elvis Ponari.
Përmes këtij programi, nxënësit përfitojnë një përvojë të drejtpërdrejtë që nxit bashkëpunimin dhe krijon ura lidhëse mes sistemit arsimor dhe botës së biznesit.
Nxënësi ndjek takime dhe vendimmarrje reale, kupton përgjegjësitë e një drejtuesi, njihet me mënyrën si funksionojnë bizneset dhe institucionet, dhe merr një ide më të qartë për karrierën që mund të ndjekin në të ardhmen.




