13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi sot një vit më parë.../ Shqipëria në flakë, miliona $ dëme

Si sot një vit më parë…/ Shqipëria në flakë, miliona $ dëme

Si sot një vit më parë, Shqipëria ndodhej në situatën më të vështirë nga goditjet e zjarrit, ku nuk munguan as viktimat. Afro 700 banesa u shkrumbuan nga flakët, ndërsa masive të tëra me pyje u dogjën.

Zona më problematike ishte Karaburuni në Vlorë. Atje pati disa vatra zjarri, por pa rrezik për shtëpitë dhe banorët. Ndërkohë flakët që ishin drejtuar në Parkun Kombëtar të Llogarasë u vunë nën kontroll nga ushtria, e cila qëndroi natën në terren për të mbajtur nën kontroll situatën.

Në atë kohë, zëvendëskomandanti i forcave komando tha se ndërhynë në lartësinë 1350 metra mbi nivelin e tokës, ku bënë të mundur ndalimin e zjarrit, që për 20 metra do t’i afrohej pyllit të Llogorasë, e që do të shkaktonte miliona dollarë dëme në parkun kombëtar.

Po ashtu prani të zjarreve pati edhe në fshatin Cukal, në Shkodër. Në Gjirokastër, vijonte zjarri në luginën e Lunxhërisë. Puna vijoi për shuarjen e flakëve në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, ku veç forcave operacionale ndërhyrja vijoi nga ajri me helikopter.

Zjarret në Fushë-Arrëz rrezikuan të kalonin në zonat e banuara, ndaj edhe atje u dërgua një helikopter për mbështetje nga ajri.

Vatra të tjera zjarri pati edhe në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës, në Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan.

SHQIPTARËT, NIVELIN MË TË ULËT TË SIGURIMEVE PËR FRYMË

Po një vit më parë, në një intervistë televizive, Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari do të shprehej se pavarësisht rrezikut permanent që ka Shqipëria nga zjarret, tërmetet, përmbytjetet apo fenomene të tjera natyrore, niveli i sigurimit për frymë vijon të jetë më i ulti në rajon dhe Europë

“Sigurimet janë një shërbim që i duan të gjithë por askush nuk ka dëshirë ti blejë. Të gjithë thonë duhet, por të gjithë këta thonë pasi ndodh ngjarja. Vetëm 55 euro për frymë është konsumi për produkte sigurimi, ndërsa tani pas zjarreve që ndodhën në zona të ndryshme të Shqipërisë dëmtimet kanë qenë shumë më të mëdha.

As unë nuk e dua që të ketë sigurime të detyrueshme. Njerëzit duhet të jenë të lirë të zgjedhin atë që duan dhe të mbulohen për ato çfarë duan”, do të shprehej z. Ponari.

 

Edhe sot pas një viti, situata është thuajse e njëjtë. Zjarre nga veriu në jug.

Por çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet dhe fenomene të tjera natyore.

Sigurimi i shtëpisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Sigurimi i biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson që Sigurimet e Pasurisë dhe Shëndetit ti blini edhe ONLINE, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Ju mjafton një celular ose laptop, internet dhe në pak minuta siguracioni që ju nevojitet vjen tek ju.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Kontakt:

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 60 62 829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat