11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShumë valutë në treg/ Euro vazhdon rënien, zbret poshtë 102 lekëve

Shumë valutë në treg/ Euro vazhdon rënien, zbret poshtë 102 lekëve

Euro vazhdon “rrokullisjen” në kursin e këmbimit me Lekun edhe pas festave të Nëntorit.

Sipas kursit zyrtar të ditës së sotme, Euro këmbehet me 101.3 lekë, në rënie krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Ky është niveli më i ulët i kursit Euro-Lek që prej datës 1 gusht.

Dollari Amerikan këmbehet sot me 92.7 lekë, niveli më i ulët që prej datës 2 gusht. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e kursit të dollarit ka arritur në mbi 17.5%.

Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane shënuan një rritje të lehtë ditën e sotme, por ngelen sidoqoftë pranë niveleve më të ulëta të katër muajve të fundit.

Sipas agjentëve të kursit të këmbimit, gjatë muajit nëntor rënia e kursit Euro-Lek është ndikuar nga një rritje e ofertës së Euros në tregun valutor.

Vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e shtimit të ofertës së Euros është e lidhur me eksportet e energjisë elektrike.

KESH gjatë muajit nëntor ka kryer pesë procedura të shitjes së energjisë elektrike, gjatë të cilave është shitur energji elektrike për një vlerë prej afërsisht 10 milionë eurosh. Por, sipas burimeve nga tregu, edhe prodhues të tjerë privatë të energjisë kanë realizuar shitje të konsiderueshme të valutës, çka tregon një efekt të ndjeshëm të prurjeve valutore nga eksportet energjetike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat