17.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtrenjtohen kreditë për shtëpi, interesi mesatar kaloi kufirin e 5% në ...

Shtrenjtohen kreditë për shtëpi, interesi mesatar kaloi kufirin e 5% në janar

Normat mesatare të interesit të kredisë për shtëpi në lekë të sektorit bankar kanë kaluar kufirin e 5% në muajin janar të këtij viti.

Për herë të parë, Banka e Shqipërisë ka nisur publikimin e statistikave për normat mesatare të interesit të portofolit gjendje të sektorit bankar, ndërsa më parë statistikat i referoheshin vetëm kredive të reja të dhëna gjatë periudhës statistikore.

Statistikat e portofolit gjendje tregojnë se norma mesatare e interesit që pagujanë familjet për kredinë për shtëpi është rritur me ritme të shpejta gjatë 12 muajve të fundit.

Në muajin janar, norma mesatare e interesit për kreditë për blerje banese në lekë ka arritur në 5.12%, nga 3.83% që kishte qenë në shkurt të vitit të kaluar, para se Banka e Shqipërisë të fillonte serinë e rritjes së normës bazë të interesit.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Një tendencë të ngjashme në rritje po ndjek edhe portofoli i kredisë në euro, megjithëse në terma mesatarë kredia në monedhën europiane ngelet më e lirë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit e kredive për blerje banese në euro arriti në 4.55%, nga 3.53% që kishte qenë në shkurt të vitit të kaluar.

Rritja e normës mesatare të interesit për familjet huamarrëse po përkthehet në shtrenjtim të kësteve mujore, duke rritur barrën e kredisë mbi buxhetet mujore të familjeve. Rritja e normave të interesit pritet të sjellë një ngadalësim të ndjeshëm të kreditimit në segmentin e individëve, ngadalësim që ka nisur qysh në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, shkruan “Monitor”.

LEXO EDHE: A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat