11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtimi i aksidenteve rrugore, apeli i Policisë: Jini të kujdesshëm

Shtimi i aksidenteve rrugore, apeli i Policisë: Jini të kujdesshëm

Numri i lartë i aksidenteve rrugore, të cilat kanë ndodhur gjatë muajit qershor, kanë bërë që Policia Rrugore të rrisë kontrollet në akset rrugore, sidomos në ato segmente që destinacion kanë rajonet bregdetare.

Në raportimin më të fundit, Policia thotë se dhjetëra drejtues automjetesh janë konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, ku janë evidentuar drejtues mjetesh që drejtojnë automjetet me mbi 170 kilometër për orë.

Ndaj uniformat blu i bëjnë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, që të evitojnë tejkalimin e shpejtësisë, pasi kështu rrezikojnë jetën e tyre, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Nga ana tjetër, policia kërkon respektimin e sinjalistikës rrugore, evitimin e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur si dhe vendosje e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit!

Pak ditë më parë, ishte Instituti i Statistikave, i cili në raportin e tij më të fundit theksoi, se në muajin maj të këtij viti u regjistrua 95 aksidente rrugore.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore “shuajnë” 72 jetë në 5 muaj

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezultoi 136 persona ndërsa aksidentet rrugore, në 97,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 25,3 % të numrit të aksidenteve.

INSTAT shtoi se, aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 50 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE: Ja pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat