10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët "nuk zenë mend" as nga pandemia/ Sigurimi vullnetar i sëmundjeve, vetëm...

Shqiptarët “nuk zenë mend” as nga pandemia/ Sigurimi vullnetar i sëmundjeve, vetëm 2% më shumë se viti i kaluar

Pavarësisht COVID-19 dhe frikës që shkaktoi dhe po shkakton, sigurimi vullnetar i sëmundjeve mbetet një alternativë jo shumë e zgjedhur nga shqiptarët.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-korrik të këtij viti, në këtë zë është shënuar një rritje e lehtë prej 2%, në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, teksa primet arritën në 509.5 milionë lekë.

Ndërkaq, rritja më e lartë duket se është  te sigurimet e jetës, që sipas AMF-së u rritën me 36.01% gajtë 7-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sa i takon primeve të sigurimit vullnetar të Jo-Jetës, për 7-mujorin patën rritje me 25.45%, në raport me 7-mujorin e  vitit të kaluar.

Sipas AMF-së, në portofolët e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-korrik 2021 siguruan mbi 2,2 miliardë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.39%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 26.61% të totalit.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.54 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.25%.
SIGURIMI VULLNETAR I SËMUNDJEVE
7-mujori 2020 – 499 milionë lekë

7-mujori 2021 – 509 milionë lekë

Më shumë në linkun: https://amf.gov.al/news.asp?id=32775

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat