11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpërthimi në Lushnjë, një prej viktimave ka djegie në 90% të trupit/...

Shpërthimi në Lushnjë, një prej viktimave ka djegie në 90% të trupit/ Tre të lënduar te Trauma

Skënder Brataj, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” zbuloi detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Lushnjen më 1 mars, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm 2 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Brataj u shpreh se, Roland Hoxha ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa djali i tij Elidon Hoxha humbi jetën në Tiranë.

Ai shtoi gjithashtu se Elidon Hoxha kishte pësuar djegie në 90% të trupit. Pas intubimit, mjekët panë se mushkëritë e tij ishin plot me gjak.

Atë ditë veç traumës, shpërthimit dhe pjesëve metalike, ishin dhe djegiet.

U dërgua ambulanca e parë, e dytë, e tretë. Vala e shpërthimit arriti deri te banesat përreth dhe duhej parë mos kishin probleme, të cilat u verifikuan.

Rasti për fatin e keq të djalit ishte i tillë se ishte djegur në 90% të trupit. U intubua menjëherë por në një moment të dytë u panë vështirësi dhe u pa që mushkëritë ishin plot me gjak.

I ati gjeti vdekjen e menjëhershme, por djali u dërgua me parametra jetësor drejt Tiranës. Por gjatë aspirimit, aspironte gjak nga mushkëritë.

Në total janë 9. Tre u nisën drejt Tiranës atë ditë, që për fat të keq njëri humbi jetën, një humbi jetën në vendngjarje, të tjerë ishin në Spitalin e Lushnjes, kishin djegie të vogla, u ekzaminuan dhe shkuan drejt banesës”, tha Brataj.

Ky i fundit sqaroi se aktualisht në Spitalin e Traumës ndodhen të shtruar 3 pacientë, një prej të cilëve edhe deputeti socialist Bujar Çela.

Në këtë moment janë 3 të shtruar te spitali i traumës. Dy raste që erdhën ditën e parë dhe rasti i tretë që ishte në Lushnje. U pa e nevojshme për të bërë disa ekzaminime shtesë për të parë dëmtimet që mund të ketë. Trauma është me rrisqe të shumta.

Një nga pacientët është në koma farmatologjike, pati një hematomë cerebrale. Skaneri i përsëritet shpeshherë, rezulton që është negativ. Bëhet më pas zgjimi për të parë ka ose jo deficite. Pacienti tjetër është bërë interventi abdominal, si rezultat i mekanizmit të traumës janë gjetur dhe pjesë metalike në abdomin e tij. Pacienti i tretë që ka ardhur nga Lushnja po i bëhen ekzaminime”, tha Brataj.

LEXO EDHE: Shqipëria e parafundit në Europë për shërbimet shëndetësore, ja pse ju nevojitet Sigurimi Privat i Shëndetit

Shpërthimi ndodhi më 1 mars ndodhi më 1 mars në Lushnjë, pas përplasjes së vinçit me shtyllën e tensionit të lartë. Mjeti preku kabllon e tensionit pasi ishte duke punuar për ndërtimin e një kapanoni.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat