Një furgon pasagjerësh ka rënë në përroin e Manatisë në Lezhë, po fatmirësisht nuk raportohen për persona të plagosur.
Ngjarja është regjistruar pranë tregut të Lezhës dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka harruar të vendosë mjetin në frena, i cili me pas ka rrëshqitur duke rënë në ujë.
Njoftim i Policisë:
“Lezhë/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Ura e Cenit”, tek stacioni i furgonave, shtetasi D. N., pasi ka parkuar automjetin furgon, është larguar pa e siguruar atë.
Për shkak të terrenit të pjerrët dhe tokës së rrëshqitshme nga shirat, automjeti ka rënë në kanalin pranë stacionit.
Në momentin e rënies, në automjet nuk ka patur asnjë shtetas. Furgoni është nxjerrë nga kanali dhe si pasojë e rrëshqitjes, i janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.
LEXI EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…