Sezoni i ri në ekranin e Top Channel nis me surpriza.
Moderimi i emisionin investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave shumë të dashura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu.
Julian Deda, finalist i Big Brother VIP 3 rikthehet pas disa vitesh në ekranin që e bëri të famshëm përmes spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri “Portokalli”.
Ai u kthye në një prej aktorëve më të dashur të shqiptarëve me grupin “The SHBLSH”, ndërsa batutat e tyre nuk mungonin bisedave të tavolinave.
LEXO EDHE: Reflektim në shtëpinë e “Big Brother Vip”
Gjatë edicionit të tretë të Big Brother VIP, patëm mundësi të shihnim të gjithë dritëhijet e aktorit gjatë më shumë se 4 muajve. Juli arriti t’i shkonte deri në fund rrugëtimit të tij plot emocione, duke u renditur i dyti.
Krah Julian Dedës do të jetë Xhemi Shehu, e cila rikthehet pas shumë vitesh në emisionin ku nisi karrierën e saj disa vjeçare në televizion.