10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSëmundjet tumorale po shtohen me shpejtësi/ Mjekja: Po prekin edhe mosha shumë...

Sëmundjet tumorale po shtohen me shpejtësi/ Mjekja: Po prekin edhe mosha shumë të reja

Sëmundjet tumorale po prekin gjithnjë e më shumë njerëz dhe për fat të keq dhe mosha shumë të reja.

Shefja e shërbimit të Spitalit Onkologjik thotë se vendin e parë e zë kanceri i mushkërive që ka edhe vdekshmërinë më të lartë.

Sot kanceri fatkeqësisht është gjithmonë në rritje dhe po prek jo vetëm moshat e avancuara por ka filluar të ketë edhe një ulje të moshës mesatare në të gjithë popullatën. Në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në Europë ka disa kancere, të cilat zënë vendin e parë, siç është ai i pulmonit që prek kryesisht seksin mashkull, por që fatkeqësisht ka filluar të prekë edhe seksin femër. Nga ana tjetër, duke qenë se këto kancere nuk japin shenja shumë të mëdha, ato e fshehin klinikën dhe sigurisht pacientët paraqiten në spital në faza të vonshme. Mbijetesa e tyre 5-vjeçare bie jashtëzakonsisht shumë,” thotë për RTSH Slivana Çeliku, shefe e shërbimit të onkologjisë në QSUT.

Mjekja tregon se nga po na vjen edhe e keqja më e madhe.

Shkaku kryesor është pirja e duhanit. Unë këtu do doja të bëja një rithirrje për rivendosjen e ligjit kundër duhanit nëpër të gjitha ambientet publike, sepse ai dëmton jo vetëm atë që e pi, por edhe atë që ka në krah. Është pikërisht kjo arsye që unë mendoj që kanceri i pulmonit mund të parandalohet duke eliminuar faktorët që e shkaktojnë atë,” shton Dr. Çeliku.

LEXO EDHE: Parandalimi i sëmundjeve/ Si na shërben “CHECK UP-i sipas Protokollit Japonez”

Çfarë ofron SIGAL UNIQA?

Kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, ishte e para që ofroi sigurimin privat të shëndetit, që në vitin 2007 kur në Shqipëri nuk operonte asnjë spital privat, ndërsa sot vjen për klientët e saj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut me dy polica Sigurimi dedikuar posaçërisht sëmundjeve kritike.

“Sigurimi anti Tumor”

Nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, SIGAL UNIQA solli për herë të parë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, “Sigurimin anti Tumor”, një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë duke ofruar mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5,000 Euro, 10,000 Euro, 50,000 Euro apo më shumë.

Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar.

Gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me një nga këto sëmundje, atëherë të siguruarit i jepet shuma e siguruar, menjëherë dhe në formë CASH.

 Cilat janë përfitimet e “Sigurimit anti Tumor”:

–  Mbulon kancerin malinj dhe tumorin beninj në kokë.

–  Shuma e siguruar ofrohet menjëherë, cash, nëse diagnostikohesh me një nga dy sëmundjet e mësipërme.

–  Nuk ka limit moshe

–  Çmimi në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit

–  Grupi “SIGAL UNIQA” e ofron si produkt jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

–   Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al

“Sigurimi Jetë Plus”

Sigurimi Jetë Plus ofrohet vetëm nga SIGAL UNIQA.

Përmes këtij sigurimi mbulohen shpenzimet mjekësore në rast diagnostikimi me një sëmundje kritike dhe trajtimi në spitalet më të mira jashtë Shqipërisë.

Polica “Jetë Plus” mbulon:

  • Trajtimin mjekësor të tumoreve malinje
  • Bypass të arterieve koronare
  • Ndërrimin dhe riparimin e valvulave të zemrës
  • Transplant i organeve dhe indeve të dhuruesve të gjallë (rastet e leuçemisë)
  • Neurokirurgjinë (ndërhyrje në kokë dhe në shtyllën kurrizore)

Polica “Jetë Plus” gjithashtu mundëson:

  • Opinion të dytë mjekësor për diagnozën e identifikuar nga specialistët më me reputacion në atë fushë
  • Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar
  • Limite të larta mbulimi, deri në 1 milion Euro
  • Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit
  • Shpenzimet e të afërmit që shoqëron pacientin dhe shpërblim monetar për çdo ditë qëndrimi, deri në 60 ditë

“Jetë Plus” mund të blihet në çdo degë SIGAL UNIQA ose mund të porositet Online. 

Merrni një ofertë tani, duke shkruar në:

 e-mail:[email protected]

 Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE“Më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor nga një burim i vetëm”, Brandstetter: Po investojmë rreth 50 milionë euro çdo vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat