16.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa të sigurtë janë bankomatët në Shqipëri?

Sa të sigurtë janë bankomatët në Shqipëri?

Në një intervistë eksluzive për Scan TV, Nëndrejtoresha e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Valentina Semi i bën një analizë të hollësishme sigurisë që garantojnë kartat bankare, bankomatët, dhe POS-et që përdoren aktualisht në vend.

Ajo shprehet se, qytetarët janë të siguruar nga çdo keqpërdorje e mundëshme e kartave të tyre, pasi ccdo dëm që mund t’u vijë e mbulon banka përkatëse.

Nga ana tjetër, nivelet e sigurisë që ka adoptuar sistemi bankar shqiptar janë ndër më të lartat në botë, gjë që e provon fakti se incidentet me automatët apo POS-et në vend janë shumë të pakta, madje edhe në raport edhe me vende mjaft të zhvilluara.

Reglend Xhango, Kryetar i Komitetit per Sigurine Kibernetike ne Shoqatën Shqiptare të Bankave thotë se bankat në vend investojnë shumë në sisteme sigurie, si për të mbrojtur klientët e tyre, ashtu edhe paisjet fundore, si automatët apo POS-et.

Ndërkaq, sipas tij, qytetarët janë më pak të ekspozuar ndaj vjedhjeve, pasi kryesisht keqbërësit synojnë bankomatët.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat