Kina ka pësuar rënien më të thellë të lindshmërisë që prej vitit 1978, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave të vendit.
Sipas raportit, shifrat tregojnë se vetëm 8.5 lindje për 1000 njerëz janë regjistruar në vitin 2020, një shifër kjo e shënuar për herë të parë pas shumë dekadave.
Statistikat vjetore cilësuan faktin se shkalla natyrore e rritjes së popullsisë ka shënuar rënie në një nivel prej 1.45.
Edhe pse të dhënat nuk japin arsye për rënien e lindshmërisë, ekspertët theksojnë se raporti paraqet një pamje të zymtë të rritjes demografike të Kinës.
Problemet e popullsisë së Kinës janë të nxitura kryesisht nga një politikë për një fëmijë që u zbatua në vitin 1980, derisa u anulua në vitin 2015.