19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet numri i viktimave, dëme materiale kolosale/ Tërmeti në Marok, një "këmbanë...

Rritet numri i viktimave, dëme materiale kolosale/ Tërmeti në Marok, një “këmbanë alarmi” që duhet të na zgjojë

Ekipet e emergjencave në Marok po pëpiqen të shpëtojnë njerëzit e mbetur poshtë rrënojave të tërmetit më shkatërrues në më shumë se një shekull.

Ushtria dhe punonjësit e ndihmave po shpërndajnë ushqime dhe ujë në zonat e thella malore të rrënuara nga tërmeti i së premtes.

Rrugët e Marakeshit janë të mbushura me banorët që kanë humbur shtëpitë, të cilët po flenë përjashta dhe në tenda të improvizuara.

Zonat malore të Atlasit janë ndër më të goditurat nga termeti 6.8 ballë. Një pasgoditje tjetër me magnitudë 3.9 shkundi vendin të dielën.

Autoritetet njoftuan se numri i të vdekurve ka shkuar mbi 2100 dhe pritet që kjo shifër të rritet.

Darka e së premtës më 8 shtator për Yassin Noumgharin mbeti pothuajse e paprekur, ndërsa jeta e tij dhe e familjes së tij u kthye përmbys. Brenda pak sekondash tryeza e darkës u varros poshtë rrënojave të shtëpisë së tyre tashmë të kthyer në gërmadhë.

“Ky është vendi ku ishim ulur për darkë dhe gjithçka ndodhi brenda pesë sekondash”, tregon zoti Noumghar.

Banorë të tjerë thonë se ka ende njerëz që kanë mbetur nën gërmadha.

PSE NEVOJITET SIGURIMI NGA TËRMETI

Shqipëria është një ndër vendet me aktivitet shumë të lartë sizmik, fakt të cilin e provuam fatkeqësisht edhe në vjeshtën e vitit 2019 kur dëmet në njerëz dhe objekte ishte tragjike.

Sipas Hartës sizmike të publikuar nga Komisioni Sizmologjik Europian (ESC), renditja e vendeve sipas frekuencës dhe amplitudës së nivelit sizmik është: Turqi, Greqi, Shqipëri, Itali dhe Rumani, të cilat ndiqen nga vendet e tjera të Ballkanit.

Edhe pse shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për blerjen e një prone, shqiptarët stepen ta sigurojnë atë edhe pse çmimi është fare minimal.

Një qytetari në Shqipëri, bazuar në të ardhurat mujore, i duhen mesatarisht 50 deri në 60 vite pune për të blerë një shtëpi. Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda.

Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet. Sigurimet rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara tërmetit. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.

Si funksionon Sigurimi nga Tërmeti?

Sigurimi nga Tërmetit mund të blihet si një policë shtesë për sigurimin e pronës ose biznesit tuaj.

Ky sigurim është një kontratë ligjore me pale ku kompania e sigurimit ose Siguruesi merr përsipër dëmshpërblimin e palës tjetër që quhet pala e Siguruar:

  • në masën e shumës së siguruar, e cila mund të jetë e formës rikthim i objektit të siguruar në gjendjen para ndodhjes së tërmetit, ose
  • në formë monetare, sipas nivelit të vlerësimit të dëmit nga ekspertët e licencuar.

A ia vlen sigurimi i tërmetit?

Tërmetet mund të godasin papritur dhe të shkaktojnë dëme të mëdha. Njerëzit në 42 shtete janë në rrezik të një tërmeti, sipas Institutit të Informacionit të Sigurimeve.

Me rënien e tërmetit nuk shkunden vetëm themelet e shtëpisë por edhe financat tuaj.

Prandaj sigurimi pronës dhe biznesit nga tërmeti është një domosdoshmëri për një vazhdimësi të sigurtë financiare.

Si mund ta blini sigurimin nga tërmeti?

Ka dy mënyra se si mund të blini sigurimin e pronës.

Mënyra e parë “tradicionale” është në një zyrë të kompanisë së sigurimit në qytetin tuaj

Mënyra e dytë “ONLINE

Mos prit më! Siguro pronën dhe shmang çdo të papritur!

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:
WhatsApp: 068 60 62 829

 

LEXO EDHEHarta e re sizmike/ Nuk ka ndarje zonale, e gjithë Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat