17.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet interesi i spanjollëve dhe anglezëve për Shqipërinë, 7.5 milionë të huaj...

Rritet interesi i spanjollëve dhe anglezëve për Shqipërinë, 7.5 milionë të huaj hynë në 2022

Spanjollët dhe anglezët kanë qenë shtetasit më të shumtë që vizituan Shqipërinë në 2022. Rreth 7.5 milionë qytetarë të huaj preferuan Shqipërinë duke shënuar një rritje historike krahasuar me vite më parë. 32.6% më shumë shtetas hynë në vendin tonë krahasuar me 2021.  Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i të huajve që hynë në vend 12-mujorin e viti të kaluar ishte më i larti i shënuar ndonjëherë.

Gjatë 2022-shit, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja pësoi rritjen më të madhe me 3,6 herë dhe Anglia me 85,9 %, ndërsa Zvicra kishte rritjen më të ulët me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Kosova vijon të mbaj vendin e parë, më pas Maqedonia e Veriut dhe Italia e treta.

Në të njëtin trend në rritje janë dhe mënyrat e udhëtimit, ku më së shumti shtetasit kanë preferuar transportin ajror, më pas detar dhe atë tokësor.

Sipas të dhënave nga INSTAT, pjesa më e madhe e atyre që hynë në vendin gjatë 2022-shit, gati 94 për qind e totalit erdhën për pushime apo për të vizituar të afërmit. Një pjesë ishin udhëtarë transit, ndërsa pati të huaj që hynë për të bërë biznes, për kontrolle shëndetësore apo për qëllime fetare.

Po në të njëjtën periudhë, numri i shqiptarëve që udhëtuan jashtë shënoi rritje të ndjeshme. Të dhënat tregojnë se, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5.8 milionë rritje rreth 40% krahasur me një vit më parë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat