19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten pagesat me kartë, rritet edhe blerja online e siguracioneve

Rriten pagesat me kartë, rritet edhe blerja online e siguracioneve

Pagesat me kartë bankare janë rritur ndjeshëm edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 6.5 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (points of sale, POS).

Numri mesatar i pagesave mujore ka arritur në pothuajse 1.1 milionë, nga afërsisht 890 mijë pagesa të regjistruara në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 26.3 miliardë lekë, me një mesatare mujore prej 4.7 miliardë lekësh, nga 4.2 miliardë lekë që kishte qenë mesatarja mujore e vitit 2022.

Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohet me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që mesatarja e pagesave për pjesën e dytë të vitit të rritet më shumë.

TASHMË EDHE SIGURACIONET PO BLIHEN ONLINE

Gjatë këtij viti por kryesisht gjatë muajve korrik dhe gusht, ka patur një rritje të qytetarëve vendas dhe të huaj që zgjedhin të blejnë online siguracionin e makinës, shtëpisë, biznesit apo shëndetit, raporton SIGAL UNIQA.

Një mundësi e tillë kursen kohë dhe para pasi çdo qytetar shmang kostot e karburantit dhe ato të parkimit për të gjetur zyrën e kompanisë së sigurimit dhe per të blerë siguracionin që i nevojitet.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon ishte ndër të parat kompani në Shqipëri që ofruan shërbimin e blerjeve online ndërsa sot qëndron në pararojë me kompanitë e tjera.

Kushdo mund të hyjë në https://sigal.com.al/online/  dhe të blejë direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Siguracionet që mund të blihen Online në SIGAL UNIQA:

Shëndet: TeleShëndet; Shëndet në Udhëtim (jashtë dhe brenda Shqipërisë); Sigurimi Nxënës dhe Studentë; Studentë jashtë Shqipërisë

Pronë: Sigurimi i Shtëpisë

Automjet: TPL, Kufitare, Karton Jeshil, Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”

Marina: MVL – Sigurimi i Mjeteve të Vogla Lundruese; CMR -Sigurimi i Përgjegjësisë për Transportin Ndërkombëtar të Mallrave

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Çdo hap është i sigurtë. Ju duhen vetëm pak minuta dhe ju do të keni në e-mail siguracionin e kërkuar.

Për më tepër që bëheni pjesë e shorteut të përmuajshëm “Sigurohu Online dhe Fito”.

LEXO EDHE“Sold Out”/ Drejt përfundimit biletat për Shqipëri-Poloni, por jo në SIGAL UNIQA. Ja mundësia e artë që nuk duhet humbur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat