22.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeRrëzohet me parashutë, humb jetën tragjikisht 32-vjeçari shqiptar

Rrëzohet me parashutë, humb jetën tragjikisht 32-vjeçari shqiptar

Një 32 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Fatjon Garxenaj humbi jetën së bashku me një 65 vjeçar italian, pasi të dy ishin në një parashutë  e cila u rrëzua në një fushë, në kufirin midis provincave Forlì dhe Ravenna.

Viktimat, instruktori italian dhe Fatjon Garxenaj, me origjinë nga Durrësi, ishin në kursin e fluturimit. Një dëshmitar raportoi se papritmas parashuta bëri dy kthesa dhe ra në fushë, çka u shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Shkaqet e ngjarjes tragjike mbeten ende të paqarta ndërsa po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat