24.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeRrëshqitje masive dheu në Brazil, dhjetra persona varrosen në baltë

Rrëshqitje masive dheu në Brazil, dhjetra persona varrosen në baltë

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra persona janë zhdukur pasi dyshohet se janë varrosur në baltë.

Përmbytjet dhe reshjet e shiut kanë krijuar situatë kaotike me rrëshqitje dheu të cilat goditën qytetet bregdetare në shtetin e Sao Paulo të Brazilit.

Ekipet e shpëtimit prej ditësh vijojnë të kërkojnë për personat e zhdukur dhe për ti nxjerrë ata nga balta. Shiu i madh ka prekur edhe qytete si Barro do Sahy, Juquehy dhe São Sebastião.

“Po kërkojmë për mamanë time pa e ditur nëse është aty”, tha një banore.

“Në këtë vend një familje e tërë u gjet”, tha një nga ekipi i shpëtimit.

Qindra banorë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Pamjet në rrjete sociale tregojnë pamje katastrofike tregojnë shtëpi të shkatërruara, rrugë të mbushura me baltë, njerëz që kërkojnë të shpëtojnë disa nga sendet e tyre shtëpiake ndërsa familjarë dhe të afërm janë të angazhuar dhe i janë bashkuar operacionit të shpëtimit për të gjetur ata që janë ende të varrosur në baltë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat