18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Rregulli i 185 ditëve”, Gjermania njeh zyrtarisht patentat e Shqipërisë dhe Kosovës

“Rregulli i 185 ditëve”, Gjermania njeh zyrtarisht patentat e Shqipërisë dhe Kosovës

Nga dita e djeshme në Gjermani hyn në fuqi ligji për njohjen e patentave të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Deutsche Welle” raporton se është miratuar rregullorja e cila vlen vëtëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani, e që po ashtu e kanë pasur patentën përpara se të shkonin aty.

Matthias Borowski, zëdhënës i Ministrisë së Mobilitetit të Landit të Berlinit, sqaroi  për DW, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën.
Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar.
“Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen në Gjermani”,  tha për Borowski Deutsche Welle..

 

Por çfarë do të thotë vendbanim i rregullt?

Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: “Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit.”

Nëse një emigrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën.

 “E rëndësishme është  që patenta të bëhet në atë qytet, ku ke qenë i regjistruar”, sqaron Borowski.

LEXO EDHEUdhëtoni të sigurt me SIGAL UNIQA/ E vetmja kompani sigurimi që ofron “Anullim Udhëtimi”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat