13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrebeshe e shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rrebeshe e shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme

Orët e para të ditës kanë nisur me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku hërë pas here pritet zhvillim i tyre duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër, më të
theksuara në zonat veriore – veriperëndimore.

Parashikohet që pas mesditës, vranësirat të pësojnë zhvillim edhe në ekstremin Jugor duke gjeneruar rrebeshe shiu, herë pas herë shirat do të paraqiten në formë shtrëngate.

Orët e pasdites dhe në vijim dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit; përjashtuar zonat
veriore të cilat mbeten me shira të dobët. Pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë territorin vetëm në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet
detare dallgëzim mbi 3 ballë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat