11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRevista spanjolle: Vlora, “Maldivet e Europës”! Top destinacion për 2024-ën

Revista spanjolle: Vlora, “Maldivet e Europës”! Top destinacion për 2024-ën

Shqipëria është një ndër vendet turistike kryesore për vitin 2024.

Revista spanjolle “Elle Espana” i ka kushtuar një artikull qytetit të bregdetar të Vlorës, duke e cilësuar si një ndër një nga destinacionet më të rëndësishme evropiane në vitin 2024, të cilën e kanë zbuluar në platformën “Booking.com”.

“Vlora, një qytet i vogël i vendosur në jugperëndim të Shqipërisë dhe 135 km larg nga kryeqyteti, Tirana, është pika e nisjes së Rivierës Shqiptare e ndodhur midis Adriatikut dhe Jonit. Me ujëra blu, male mbresëlënëse dhe të arritshme për të gjithë, Vlora ofron disa nga plazhet më të bukura në Evropë, duke u bërë kështu “Kontinenti i Maldiveve”, shkruan ndër të tjera revista spanjolle.

Mund të jetë një zgjidhje për 44% të udhëtarëve spanjollë që kërkojnë pushime luksoze me një buxhet të përballueshëm.

Vlora, qyteti i dytë port pas Durrësit, është i famshëm për historinë e saj. Aty Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane në 1912.

Nëse dëshironi të bëni pak turizëm kulturor mes kaq shumë plazheve, sigurohuni që të vizitoni Muzeun e Pavarësisë, Tarracën detare të Teqesë së Kuzum Babasë, e vendosur në një kodër mbi qytet, Xhaminë Murade pranë bulevardit Vlorë-Skelë, zonën arkeologjike pranë Sheshit të Flamurit; rrugën e hebrenjve, etj.

Në reportazh renditen disa nga destinacionet më të bukura të Vlorës, të cilat janë Gadishulli i Karaburunit, më i madhi në Shqipëri, Ishulli i Sazanit, Parku Arkeologjik antik i Orikumit, Parku Arkeologjik i Amantias, si dhe fshatrat e bukur bregdetar dhe shpellat e paeksploruara në detin Jon, Kalaja e Porto Palermos në Himarë.

Por, mos humbisni gjithashtu thesaret e mëdha natyrore si Laguna e Nartes, ishulli i Zvërnecit si dhe vizitoni Manastirin magjepsës të Shën Mërisë.

Qyteti bregdetar i Vlorës po shfaqet gjithashtu si një destinacion i kuzhinës, ku do të shijoni gatimet mesdhetare me ushqime të freskëta deti por edhe ushqimet tradicionale. Nëse dëshironi të provoni kuzhinën tipike shqiptare, zgjidhni tavën e kosit me mish qengji.

LEXO EDHE: Vendet që duhen vizituar gjatë 2024-ës/ CNN Travel zgjedh edhe Shqipërinë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat