Për ditën e martë dhe deri ditën e enjte moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe alternime kthjellimesh.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Për ditën e Premte moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore do të jenë hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.