18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRemitancat thyejnë rekord/ Emigrantët sollën në Atdhe afro 930 milionë euro në...

Remitancat thyejnë rekord/ Emigrantët sollën në Atdhe afro 930 milionë euro në 2023-shin

Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri absolut gjatë vitit të kaluar, prej gati 930 milionë eurosh, sipas raportit më të fundit nga Banka e Shqipërisë.

Shifra është edhe më e lartë se viti 2022 dhe viti 2008, kur regjistrohej rekordi i mëparshëm.

Në total, emigrantët kanë dërguar të paktën 94 milionë euro më shumë se viti pararendës, ai 2022.

Bëhet fjalë për rreth 11.3% më shumë dërgesa nga emigrantët gjatë vitit 2023.

Gjithashtu, shifrat tregojnë se tremujori i fundit i vitit të kaluar ka thyer po ashtu një rekord historik, me rreth 252 milionë euro dërgesa. Kjo shifër është edhe më e lartë se tremujori i dytë i vitit 2009, kur emigrantët dërgonin në atdhe 240 milionë euro.

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, remitancat rezultojnë 4.3% më të larta se tremujori i njëjtë i vitit pararendës.

Emigrantët kanë ndikuar mjaftueshëm për të zbutur krizën e çmimeve për familjet shqiptare, madje duke dërguar edhe më shumë para se gjatë pandemisë, kur shumë ekonomi familjare u prekën rëndë nga shpenzimet për shëndetësinë si pasojë e covid-19.

Kjo shumë dërgesash rekord nga emigrantët gjatë vitit të kaluar ka ardhur pavarësisht faktit se kriza e çmimeve ka prekur thuajse çdo cep të globit, dhe sidomos vendet ku ka një përqëndrim të lartë të emigrantëve shqiptarë, si vendet e Bashkimit Europian, Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, shumë më shumë do të fitonin familjet shqiptare nga dërgesat e emigrantëve nëse monedha europiane do të paraqitet në nivele më të larta përgjatë vitit 2023.

Edhe pse euro nuk është monedha bazë e vendit, nënçmimi i saj kundrejt lekut padyshim që ka impaktuar ekonominë shqiptare, po ashtu edhe familjet të cilat e sigurojnë jetesën nga dërgesat e emigrantëve apo ato të cilat i kanë kursimet në euro.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat